1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni fillon verifikimin në terren për banimin social

Komisioni Komunal në Komunën e Prishtinës për vlerësimin dhe përzgjedhjen e familjeve të mundshme përfituese nga programi i veçantë i banimit social, sot do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e gjendjes së banimit të të gjithë atyre që kanë aplikuar në programin e veçantë për banim social, ashtu që drejtpërdrejt nga terreni të konstatojmë vërtetësinë e aplikacioneve.

“Deri më tani gjatë tërë procesit të punës në Komision kemi pasur vëzhgues nga ana e shoqërisë civile, të cilët kanë pas qasje në tërë procesin. Komisioni Komunal për vlerësim dhe verifikim, u bënë thirrje publike shoqërisë civile dhe mekanizmave tjerë të interesuar që të emërojnë vëzhgues, të cilët do jenë prezent gjatë vizitave në terren, në mënyrë që të shpërfaqet transparenca e këtij procesi. Vëzhgimi i juaj gjatë këtij procesi të vlerësimit dhe verifikimit është i një rëndësie të veçantë sepse do të na ndihmojë në evitimin e çfarëdo mundësie të ndonjë lëshimi, sa do i vogël që të jetë ai”, bënë të ditur Komisioni Komunal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img