Site icon PrishtinaPress

Komisioni Evropian: Situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë

Komisioni Evropian beson se situata në veri të Kosovës është ende shumë e brishtë, tha sot Nabila Masrali, zëdhënëse për politikën e jashtme të BE-së dhe shtoi se BE-ja ka luajtur një rol aktiv në ngjarjet e fundit në koordinim me SHBA-në dhe KFOR-in.

Ajo përsëriti se KE mirëpret deeskalimin në Kosovë dhe heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët në veri.

“Situata është me të vërtetë e brishtë dhe ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët në mënyrë që situata të mbetet e qetë dhe të shmangen të gjitha veprimet që do të kishin potencial për t’i kthyer dhunës dhe përshkallëzimit”, tha ajo dhe shtoi se EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën në Kosovë.

Exit mobile version