-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni Evropian ia bën të qartë Serbisë se s’ka përparim në rrugën drejt BE-së pa normalizuar raportet me Kosovën

Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se ritmi i mëtutjeshëm i negociatave të pranimit të Serbisë me Bashkimin Evropian do të kushtëzohet nga progresi në fushën e sundimit të ligjit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Kështu ka thënë vet zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero.

Sipas saj, negociatat për normalizimin me ndërmjetësimin e BE-së janë pjesë integrale e negociatave dhe se “paqja, pajtimi dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kryesore për përparimin e përshpejtuar të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”.

“Siç është deklaruar nga çdo përfaqësues i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri në Ohër, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve është para së gjithash në interes të popullit të Serbisë dhe Kosovës, për stabilitet më të gjerë rajonal dhe në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugën e tyre evropiane” ka thënë portalin European Western Balkan, zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero.

Kjo nënkupton pritjen që vendet kandidate të zbatojnë reforma në grupe dhe kapituj të ndryshëm, duke filluar nga ‘bazat’, ku përfshihet shteti i së drejtës. Këto janë kapitujt e parë që hapen në procesin e anëtarësimit dhe të fundit që mbyllen. në përputhje me metodologjinë e përmirësuar”, tha ajo.

Në orët e vona të 18 marsit, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pas një dite maratonike të diskutimeve në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Palët u pajtuan për aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën janë marrë vesh më 27 shkurt në Bruksel./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img