7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni Evropian e konfirmon se po merret me rastin e rrahjes dhe arrestimit të Sanduloviqit

Komisioni Evropian është deklaruar se po e ndjek për së afërmi rastin e arrestimit, keqtrajtimit dhe paraburgosjen e politikanit serb, Nikola Sanduloviq.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

Në përgjigje thuhet se KE ka parë raporte në lidhje me paraburgimin dhe keqtrajtimin e supozuar të Sanduloviq dhe se është duke e ndjekur rastin.

“Ne po e ndjekim nga afër këtë rast dhe jemi në kontakt me autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara. Është e rëndësishme që të kemi qartësi të plotë të fakteve rreth këtij rasti. Presim që të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen. Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale dhe çdo pretendim i besueshëm për dhunë duhet të ndiqet efektivisht nga autoritetet kompetente përkatëse”, thuhet në përgjigjen e KE-së për t7.

Sanduloviqi ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA).

Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke theksuar faktin se ai është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img