Site icon PrishtinaPress

Komisioni “Ad hoc” interviston 13 persona, synojnë dy pozita në Bordin e RTK-së

Komisioni “Ad hoc” ka bërë intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. Nga 16 kandidatë që kanë qenë në fillim, për tri pozita për anëtar të Bordit, janë intervistuar 13 prej tyre.

Kjo pasi dy kandidat,  Mimoza Vila dhe Xhemail Veseli, nuk i kanë plotësuar kushtet. Ndërsa kandidati Naser Bresa, ka hequr dorë vetë nga aplikimi për këto pozita.

Kandiadtët që do të intervistohen janë: Donika Xhokli, Shukrije Rama, Ilir Bytyqi, Besa Maxhuni, Shpresa Jashari, Besnik Boletini, Naile Demiri, Dritan Shaipi, Afrim Gashi, Albinot Maloku, Arta Berisha, Faton Shatmani, dhe Mehmet Kalisi.

Komisioni Ad-Hoc përgjegjës për intervistim dhe përzgjedhjen e këtyre kandidatëve janë: Agim Veliu (kryetar), Fitim Haziri, Fidan Jillta, Tinka Kurti, Nijazi Isaku, Besim Muzaqi, Valon Ramadani, Mergim Lushtaku, Isak Shabani, Armend Zemaj dhe Time Kadriaj./EO/

Exit mobile version