akuzohet se nuk ka paguar komisionerët për raundin dytë të zgjedhjeve të vitit 2017, megjithatë, kjo e fundit ka thënë se ka paguar të gjithë por nuk ka mohuar se mund të ketë ndonjë rast.
Shuma e cila parashihej të paguhej për këtë periudhë kohore, ishte 100 euro bruto, nga e cila është paguar vetëm trusti por jo edhe pagesa. Kështu ka thënë një qytetar , i cili gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve punoi si komisioner.
Ai po ashtu ka shtuar se kërkesa e komisionerëve lidhur me këto pagesa, nuk është shqyrtuar, madje ata as nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për këto ankesa.
Ndërsa, në anën tjetër zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress, se pagesat janë bërë, por ndonjë anashkalim mund të ketë ndodhur vetëm në rast se të dhënat e dërguara nga ana e komisionerëve kanë qenë jo të sakta.
Po ashtu, ka konfirmuar se është i gatshëm t’u përgjigjet ankesave të adresuara.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ka qenë me datën 19 nëntor.