Vëzhguesit e yjeve në të gjithë globin kanë arritur të kapin në foto “kometën e shekullit” ndërsa ajo lëvizte nëpër hemisferën veriore të planetit tonë.
Kometa A3, e njohur gjithashtu si Tsuchinshan-ATLAS, nuk i zhgënjeu astronomët të cilët po parashikonin se sa e ndritshme dhe e dukshme mund të ishte ajo pasi u afrua afërsisht 70,811,136 kilometra nga Toka.
Fotot nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Azia treguan kometën brenda sistemit të brendshëm diellor, shkruan Skynews.
Bëhet e ditur se fenomeni ndodh afërsisht çdo 80,000 vjet.




