Site icon PrishtinaPress

Kombi dhe Nacionalizmi

Autori: Basri Bujupi-Sociolog

Mëndimtaret e ndryshëm i kanë shpreh idetë, mëndimet, për sa i përket Kombit dhe Nacionalizmit.Por në piknisje po e shtroj pytjen: Si ka lindur ideja politike e kombit? Ideja politike e kombit ka lindur bashk më revulucionin borgjez franqez, të vitit 1789. Ç’ka është kombi dhe cila është relevanca e tij për njeriun, i cili jeton në një mjedis social?

Sipas mendimtarit E.J.Hobsbawm i cili pohonte se:“Unë nuk e konsideroj kombin si etnitet social parsor e të pandryshushëm.” Nga ky mendim rrjedh fakti se kombi është etnitet social i ndryshushëm, që i përket një përiudhe të një realitetit historik.Dhe për njeriun thelbsore është përkatësia e kombit të cilit i takon, dhe pikërisht ky element është një faktor kyq për ekzistencën e tij, në një mjedis social. E mendimtari i njohur Ernest Gellner, i ka shfaqur idetë brilante mbi fenomenin e Kombit dhe Nacionalizmit.

Ndersa Hobsbawm pajtohet plotësisht më një nga mëndimet e Ernest Gellnerit, kur ky thekson se:“Nacionalizmi është parim sipas të cilit njesia politike dhe ajo kombëtare duhet të përputhen, dhe se nacionalizmi i paraprin kombeve.Nuk është kombi që e krijon shtetin dhe nacionalizmin por anasjelltaz.” Në qofse e shikojmë historin e evropës së shekullit XIX, kombet janë ato që e ndryshojnë hartën e etnicitetit të evropës, dhe barazimi shtet-komb-popull, ka luajtur rol të rëndësishëm të intelektualët e borgjezis liberale.Ekujlibri evropian i forcave po psonte transformime të mëdha, në saje të daljes në skenë të dy fuqive të mëdha të bazuar në parimin kombëtar të ndarjes faktike (Gjërmonia dhe Italia), mandej Austro-Hungaria mbas kompromisit të vitit 1867.

Ndersa shtetet që pasuan shpërbërjen e Perandoris Osmane në Evropën juglindore ishinë: Greqia, Serbia, Rumania, Bullgaria etj. Po ashtu është të jetë interesantë të shpjegohet se si zhvillohet jeta sociale duke mos e “mohuar faktin se shtetet-kombe më të vjetra dhë më të pa diskutushmë si psh. Britania e madhe, Franca dhe Spanja kanë një përbërje shumë kombshe dhe shumë gjuhëshe dhe multi-etnike.” Hobsbawm theksontë se: Në praktik ka pasur vetem tre kritere, që i lejonin një populli të klsifikohej pa mëndyshje si komb? “Kriteri i parë, lidhja e tij historike më një komb ekzistues, ose më një që kishte pasur një të kaluar të afërt dhe mjaft të gjatë.Kriteri i dytë ishtë ekzistenca e një elite kulturore të ngulitur prej kohësh, që e zotrontë një gjuhë amtare të shkruar kombëtare.

Si për letersinë dhe administratën, kjo ka qenë baza e pretendimeve të italianëve e të gjërmanëve për tu quajtur kombe.Kriteri i tretë aftësia e provuar për pushtime” Ketu ishin tri kriteret bazë që duhet ti kishtë një popull, që të konsiderohet nga kombet e tjera komb. Por mëndoj se është e rëndësishmë të shtrohet pytja: Ç’ka përfaqsonte kombi për K.Marksin e F.Engelsin, të cilët ishin dy filozof të mëdhej në historinë e filozofisë gjërmane? Këta dy mendimtar të njohur gjërman konsideronin se:“argumenti më i mir i kombit ishtë se ai përfaqsonte një etap të zhvillimit të shoqëris njërzore, ndersa mbeshtetja e themelimit të qdo shteti-komb të veqant varej nga mundesia e tij për të demostruar nese përputhet më evulucionin historik e më progresin nëse e ndihmontë atë.Ivetmi nacionalizëm që përligjej historikisht do të ishtë ai i cili përputhej më progresin.” Ndërsa Ernest Gellner – Sociolog, mendimtar shumë i njohur ia ka kushtuar një libër të tërë fenomenit të Nacionalizmit, pohonte se:“Nacionalizmi nuk është thjeshtë një teori e gabuar që mund të hidhet poshtë e të rrëzohet: ai ka qenë dhe është pjesë e pa shmangshmë e botës moderne. Nëse mëndojmë që kombet janë krijuar jo që dy apo tri javë, porë që dy shekuj, atëher shtrohet pytja: a kanë kombët kërthizë? “Modernistet theksojn e kalura është e vdekur, e ikur, jo reale, asnjë forcë e së kaluarës nuk mund të veproj tani, ngase është përnjimend e kaluar, ka shkuar.”

Modernistat e shohin si iluzion fenomenin e së kaluarës, dhe këta konsiderojnë se e kalura është jo racionale.“E primordialisti nuk e pranon që mveshja e kombeve më një lashtësi të pa masë është një iluzion.” Primordialistat janë në kundershtim më modernistat, kur primordialistat theksojnë se: ekziston një lashtësi historike e kombit, e modernistat e pohojnë të kundërtën se nuk ekziston lashtësia historike e kombeve dhe kjo është një iluzion. Sociologu E.Gellner thotë:“pikpamja e ime është se disa kombe kanë kërthiz mirfilli bukur të lashtë, disa e kanë të shpikur enkas nga prapaganda e vetë nacionaliste e disa të tjerë janë pa kërthizë fare.” Disa kombe në të vertetë kanë zanafillë të lashtë (psh. Çekët), e disa kombe të tjera janë të shpikura enkas, ndersa estonët janë psh. Kombi pa kërthizë historikë. Shtrohet pytja: kur një shtet mund ta quajmë shtet-komb? Sociologu Anthoni D.Smith na jep përgjegjiën kur thotë:“Një shtet mund ta quajmë komb vetëm nesë një popullat e vetme etnike dhe kulturore ndodhet brenda kufijeve të tij, dhe kufijt e këtij shteti shtrihën deri të kufijt e kësaj popullate.”

Shtetët të cilat mund ti quajmë shtete kombe janë: Japonia, Portugalia, Islanda, Danimarka etj.A.D.Smith thotë: më pak së 10% e shtetëvë të OKB, janë shtete kombe. E për ta eksplikuar një shtet tipik Nacionalist po e shtroj pytjën: Si lindi Lufta e Dytë botërore? Luftën e dytë botrore lindi si rrjedhoj e nacionalizmit gjërman, në krye më Hitlerin, i cili më qdo kusht i shtërroi të gjitha mundësit për ta sunduar botën.

Dhe përfundimisht shteti i krijonë kombet sipas Hobsbawm, ndërsa Nacionalizmi është ideologji sipas konkludimit të Gellnerit.E në anën tjetër kur themi nacionalizmi kombëtar, atëherë në këtë rast nacionalizmi është i modifikuar.

Exit mobile version