4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kombëtarja shqiptare kryen seancën e radhës stërvitore në Austri, kompletohet grupi

Kombëtarja e Shqipërisë po vijon me përgatitjet në Austri, teksa ditën e sotme e gjithë skuadra ka qenë e plotë dhe ka kryer seancën e radhës stërvitore.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.

Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, ndërsa të premten Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, në stadiumin “Haladas Sportkomplexum”, në orën 19:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img