Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, ka pasur rezultate fantastike në dy ndeshjet e muajit shtator, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Kuqezinjtë barazuan 1-1 si mysafire e Çekisë, ndërsa tre ditë më vonë, mposhtën Poloninë në “Air Albania’’ me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Këto rezultate fantastike kanë bërë që Kombëtarja e Shqipërisë të ngritët në ranglistën e FIFA-s.
Nga vendi I 65-të sa ishte në muajin korrik, Shqipëria tani renditet në vendin e 62-të.
Kombëtarja ka thyer edhe rekordin e pikëve gjatë ndeshjeve të muajit shtator, duke grumbulluar 20.8 pikë më shumë krahasuar me renditjen e muajit korrik, më shumë se çdo kombëtare tjetër.