Site icon PrishtinaPress

Kombet e Bashkuara kërkojnë të bëhen hetime për trazirat në një burg të Argjentinës ku mbetën të vdekur 46 të burgosur

Zyra e Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, ka kërkuar që të bëhen hetime lidhur me trazirat në një burg në Venezuelë të Argjentinës, ku mbetën të vdekur 46 të burgosur, derisa 75 u plagosën.

Sipas zyrtarëve të sigurisë, ky është një shqetësim shumë i madh për të drejtat e njeriut, ndërsa u kërkua veprim i menjëhershëm i autoriteteve argjentinase që ta zbardhin rastin, transmeton Telegrafi.

“Iu kërkojmë autoriteteve që të kryejnë hetime të detajuara, të mos lejojnë grumbullimin e të burgosurve dhe t’ju sigurojnë të drejtat elementare”, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Burgu ku ndodhi ngjarja, është në mesin e burgjeve më famëkeqe të Amerikës Jugore, të njohura për nivel të lartë dhune dhe kushte të dobëta.

Trazirat erdhën menjëherë pasi zyrtarët e burgut, ua ndaluan familjarëve të burgosurve që t’ju sillnin ushqim, si një masë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit brenda burgjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version