1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Komandanti i Ushtrisë Serbe flet për tensionet e majit dhe 24 shtatorin: S’ka garanci që s’përsëriten

Komandanti i Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilovic ka folur në një intervistë për mediat serbe për incidentet e majit dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ai ka pyetur se kush mund të garantojë që nuk do të ketë incidente në të ardhmen, derisa “s’ka opsione në kuptimin politik që garantojnë siguri dhe stabilitet”.

Ai është ankuar edhe për numrin e madh të forcave policore të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të Republikës së Kosovës duke thënë se Policia e Kosovës ka zënë 24 pozicione.

Gjithashtu Mojsilovic ka thënë se edhe KFOR ka shtuar praninë jo vetëm në Veri por në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Aktualisht kemi një numër të tepruar dhe angazhim të tepruar të forcave policore në veri, fjalë për fjalë janë 24 pozita të zëna nga forcat policore të Kosovës, qofshin ato njësi speciale apo intervenuese. Po ashtu, dua të shtoj se KFOR-i ka shtuar praninë e tij jo vetëm në të gjithë territorin, por edhe në veri të Kosovës” ka thënë Mojsiloviq për “Tv Prva”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img