Site icon PrishtinaPress

Komandanti i UÇK-së Deri në n’vorr me Bekim Jasharin

Populli shqiptar ne pasëardhesit e Ilirëve gjithnjë kemi pasur burra të shquar strateg lider dhe burrështetas që nga koha e Skënderbeut e gjerë në ditët e sotme sepse idealistat ishin gjithëmonë kryefjala e shqiptarizmes.
Drenica është djep shqiptarie dhe çdo herë brez pas brezi ka luftuar e është larë në lumenjë gjaku kundër hordhive otomane, malazeze serbosllave e hafijeve .

Djaloshi nga Rrezalla trashegoi patriotizmin e Krahinës së tij Ahmet Delisë, Azem Bejtes, Shaban Polluzhes legjendave Tahir e Nebi Meha që me 13 maj 1981 tronditen gjshtë republikat e dy krahinat e Jugosllavisë.

Iljazi është nip i Prekazit i rritur odave është brumosur me vyrtyte te larta e pjekur me ndjenja atdhetare me dashuri pakufij për Shqipërinë, dhe njëkohesisht me urrejtje kundër Serbisë dhe armiqëve të Kombit të popullit tonë të shumëvuajtur .

Trimi i UÇK-së Iljaz Derguti është luftetarë i dalluar i formacioneve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më i përgëdheluri nga Kryekomandanti Legjendari ADEM JASHARI

Familja e Iljazit ishte çerdhe patriotizmi dhe halë në sy për armiqet e kombit tonë ai në moshë fare te re qysh 1992-93 ishte me Adem Jasharin dhe Grupet e para për stervitje ushtarake dhe furnizime në Shqipërinë tonë amë i vendosur, modest besnik dora e djathtë e Legjendes Adem Jashari i cili e vleresonte Iljazin dhe fshatin Rezallë për burrerinë për besnikri e trimeri të stërdeshmuar.

Gjeneral Brigade Iljaz Derguti dha kontribut të madh ne UÇK dhe në transformimin e saj në TMK, mandej transfotmimin e TMK-së në FSK, ne graden e Gjeneral Brigade ai ka kryer qindra trajnime ushtarake anëkend botes nga Malta në SHBA me rezultate të shkëlqyeshme impresionuese .

Iljazi Derguti është nga fshati Rezallë është njeri i ndershëm, i paster, i afërt me popullin me shokët e idealit, ai gëzon respekt dhe nderime në mbarë trojet shqiptare dhe mërgatë e gjetiu.

Në Rezallë të Drenicës u zhvilluan shumë luftëra dhe beteja kundër pushtuesve dhe ushtrive osmane, turke sllavo-ruse që synonin t’i pushtonin Drenicën dhe Kosovën. Në analet e pergamenave historike të etnoqendresës kombëtare shqiptare, Rezalla njihet si një ndër lokalitetet më luftarake në Drenicë kundër osmanlive-pashallarëve sejmenëve të mbretit dhe okupatorëve serbo-ruso-sllavë.

Heroika e Rezallës rrjedh dembabaden nëpër shekuj e histori, nëpër epoka e etapat e viteve 1887, 1890, 1912, 1924..1939, 1945 dhe në vitin e madh të UÇK-së 1998-1999… Gjatë këtyre përballjeve banorët e fshatit Rezallë ishin krahu i djathtë i etnoqendresës kombëtare të heroikës së Drenicës. Burrat e Rezallës u shquan për bujari, trimëri, fisnikëri, mikpritje dhe dashamirësi.
Rezalla njihet për unitet, kohezion kombëtar dhe është nder lokalitet e Drenicës që mbi 50 vjet nuk pati raste të gjakderdhjes apo të hasmërive nder njerëzore aty nuk pati punë Anton Qeta

Burrat, urtakët dhe brezat e Rezallës kontribuuan në Lëvizjen e Pajtimit të gjaqeve dhe në shuarjen e hasmërive, me shembullin e tyre të mirë.

Biografia e karriera brilante atdhetare, liridashëse, çlirimtare dhe ushtarake e Gjeneral Iljazit Rezallasit i bënë krenarë dhe ata mburrën me të dhe terë fshati janë të bashkuar rreth tijë.

Iljaz Derguti bashkë me bashkëluftetaret tjerë te fshatit Rezallë, Ahmet Zabeli, Bahri Ahmeti, Sami Aruçi e shumë të tjerë i janë bashkuar djalit të heroit kombetarë HAMËZ JASHARI kryetarit aktual te Skenderajt Bekim Jashari ne betejën e tijë për të parin e komunës ne një iniciativë të pavarur nga te gjitha subjektet politike.

Deri n’Vorr me Bekim Jashari ishte deklarimi i tijë në nje ambijent ku ishte i rrethuar me bashëkluftetarë, familjar te deshmorve e invalid të UÇK-së.

Exit mobile version