Site icon PrishtinaPress

Komandanti i njësitit “Kobrat” kërcënon: “Vetëm le të urdhërojë Vuçiqi….”

Komandanti i njësitit famëkeq të ushtrisë serbe “Kobrat”, Darko Gjoshiq, ka “mohuar” pretendimet e kryeministrit Albin Kurti, se pjesëtarët e kësaj njësie kanë rrëmbyer tre policë të Kosovës në territorin e Kosovës.

“Njësiti “Kobrat” i ushtrisë serbe nuk ka qenë i angazhuar në rajonin e “Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë” dhe kur të angazhohemi me urdhër të komandantit të përgjithshëm Aleksandar Vuçiq dhe kur marrim urdhër për përdorim, ne do ta zbatojmë plotësisht”, ka pretenduar Darko Gjoshiq.

“Atëherë Kurti, ROSU dhe njësiti FIT nuk do të kenë më rast të thonë diçka”, kërcënon komandanti i njësiti “Kobra”, transmeton Paparaci.

Ndryshe, Ministria serbe e mbrojtjes ka kumtuar se edhe një herë “me vendosmëri i mohon pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, me të cilat, siç pretendohet në kumtesë “po përpiqet ta “mashtrojë opinionin”, se pjesëtarët e ushtrisë serbe kanë marrë pjesë në privimin nga liria të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, të cilët, sipas tyre, “lëviznin ilegalisht thellë në territorin e Serbisë”./Paparaci.com

Exit mobile version