0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Komandanti i KFOR’it në Beograd, shefi i shtabit të ushtrisë serbe jep versionin e tij për takimin

Komandanti i ri i KFOR-it, Ozkan Ulutaš, ka realizuar vizitën e tij të parë në Beograd pas ardhjes në krye të misionit.

Atje ai është pritur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, me të cilin, siç u tha nga njoftimi i lëshuar nga ushtria serbe, folën për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit terrorist të Banjskës, si dhe “për aktivitetet që mund të ndërmerren për përmirësimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë”.

Mojsiloviq theksoi se “ushtria serbe, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake, e njeh KFOR-in si formacionin e vetëm legjitim të armatosur në Kosovë dhe shprehu pritjen që forcat ndërkombëtare të sigurisë të marrin masat e nevojshme, hapa për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të mbrojtur trashëgiminë kombëtare, kulturore-historike dhe fetare serbe”.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e vendosura ndërmjet Forcave të Armatosura të Serbisë dhe KFOR-it për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e krizave, me zbatimin e plotë dhe të paanshëm të mandatit të dhënë KFOR-it me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet më tej në komunikatën për këtë takim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img