Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş ka vizituar sot Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, ku u njoh me armatimin, pajisjet dhe kapacitetet e Karabinierëve.
Prezantimin e këtyre mjeteve ia bëri komandanti i MSU-së, Ruggiero Capodivento.
“Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, vizitoi Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, ku u prit nga komandanti i MSU-së, gjeneral brigade Ruggiero Capodivento. Gjatë vizitës, komandanti i KFOR-it u njoh me armatimin, pajisjet dhe kapacitetet e Karabinierëve. Ai përsëriti rëndësinë e përkushtimit dhe mbështetjes së MSU-së për misionin”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se KFOR-i është i përkushtuar për zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244.