15.8 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin turk, flasin për sigurinë në Kosovë dhe dialogun

Komandanti i ri i KFOR-it, Enrico Barduani sot është takuar me Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

Në njoftimin e Facebookut bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është folur për sigurinë në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë takimit u bisedua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s”.

“Gjeneralmajor Enrico Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img