Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, ka hënë se NATO-ja përkrah zhvillimin e FSK-së në bazë të mandatit aktual mirëpo, sipas tij, çfarëdo ndryshimi të mandatit të FSK-së, të konsultohen të gjitha komunitetet në Kosovë dhe aleatët e NATO-s.
“NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrah zhvillimin e FSK-së në mandatin e tyre të tanishëm. FSK është forcë profesionale dhe burim i stabilitetit rajonal. Nëse mandati do të ndryshojë Këshilli Veriatlantik do të rishikojë angazhimin e NATO-së në Kosovë. Është shumë e rëndësishme që për çfarëdo ndryshimi të mandatit të FSK-së, të konsultohen të gjitha komunitetet në Kosovë dhe aleatët e NATO-s”, ka deklaruar për rtk-në, komandantit i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci.
Sipas tij “NATO qëndron e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë përmes KFOR-it”.
Në pyetjen se cili do të jetë roli i NATO-s në Kosovë pas formimit të FSK-së, njëshi i KFOR-it ritheksoi se “në rast të ndryshimit të mandatit të FSK-së, Këshilli Veriatlantik do të rishikojë nivelin e angazhimit të KFOR-it në Kosovë”.
“Kjo do të thotë se 29 anëtarët e NATO-s duhet të dakordohen për fushëveprimin e ardhshëm t NATO-s në Kosovë”, ka deklaruar mes tjerash Komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Cuoci.