2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Komandanti i KFOR-it dhe ambasadorët e QUINT-it biseduan për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Franco Federici, është takuar sot me përfaqësuesin zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe ambasadorët e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se takimi, që ishte drekë pune, është pjesë e konsultimeve periodike që zhvillohen në mes ambasadorëve të QUINT-it dhe komandantit të KFOR-it.

“Ata diskutuan dhe shkëmbyen informacione lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes të organizatave ndërkombëtare dhe Forcës së Kosovës”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, thuhet se, janë diskutuar veprime të mëtejshme dhe format e reja të bashkëpunimit.

“Vetëm së bashku mund të arrijmë një qëllim të përbashkët, mesazhi i ndarë mes të pranishmëve në takim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img