Site icon PrishtinaPress

Komandanti i grupit “Kobra”, thotë se njësiti i tij nuk ishte i angazhuar në arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës

Komandanti i formacionit “Kobrat” Darko Gjoshiç ka kërcënuar njëjtë si shefi i tij Aleksandar Vuçiq se nëse njësiti i tij merr urdhër për t’u angazhuar në Kosovë, do ta kryejnë e pastaj Kurti dhe njësitet ROSU dhe FIT nuk do kenë më çka të thonë.

Ai sipas “Tanjug” ka thënë se ata (kobrat) nuk ishin të angazhuar në arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës, transmeton “RTS”.

“Njësitet tona ushtarake “Kobrat” pjesë e Ushtrisë së Serbisë nuk kanë qenë të angazhuara në rajonin e Kosovë, po në rast urdhri nga komandanti suprem Vuçiq angazhohemi dhe marrim urdhër  për veprim, ne do ta përmbushim atë në tërësi” citohet të ketë thënë ai për “Tanjug”.

Gjoshiç ka kërcënuar hapur se nëse marrin atë urdhër atëherë “Kurti dhe njësitet ROSU edhe FIT nuk do kenë më çka të thonë”.

Exit mobile version