Komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade, Hysen Dreshaj priti në vizitë kryetarin e Komitetit Përfaqësues të Turqisë kolonel, Sabri Gokhan Karamurse.
Qëllimi i vizitës ishte informimi për aktivitetet e Forcave Tokësore në bashkëpunim me ushtrinë turke, ku me këtë rast koloneli turk u informua me aktivitetet në kuadër të bashkëpunimit me ekipet turke në Kosove dhe trajnimet e pjesëtareve te KFT-së në Republikën e Turqisë.
Po ashtu KOMFT në emër të komandantit të FSK-së gjenerallejtenant, Bashkim Jashari e falënderoj kolonelin turk për përkrahjene vazhdueshme që po jep ushtria turke për FSK në veçanti Forcave Tokësore në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake.
Koloneli Karamurse e falënderoj gjeneralin Dreshaj për pritjen, dhe theksoj se mbështetja dhe bashkëpunimi me FSK e ne veçanti me Forcat Tokësore do te vazhdoj edhe në të ardhmen, ku tani më kemi një marrëveshje ndërshtetërore për mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjellë.