6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Komandanti i forcave amerikane në Evropë: Ta rrisim forcën e FSK-së

Është e nevojshme prania më e madhe e NATO-s në Kosovë për shkak të angazhimit të Rusisë në Ballkan, ka deklaruar komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti gjatë debatit në Këshillin për forcat e armatosura në Senatin amerikan.

Në pyetjen e senatorit Jordy Ernst nga Ajova se a pajtohet se është e nevojshme prania më e madhe e NATO-s në Kosovë për të kontrolluar shtrirjen e Rusisë në Ballkan, Scaparrotti është përgjigjur me “po”, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk duhet të zvogëlojmë madhësinë e forcës sonë, sidomos të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse është një shtyllë e stabilitetit për momentin, por neve na duhet një përpjekje më e fuqishme diplomatike nder aleancën tone atje (Kosovë)”, ka thënë Scaparrotti.

Në takimin e 21 marsit, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka shqyrtuar mundësinë e forcimit të misionit të NATO-s në Kosovë. Ai këtë e ka bërë gjatë takimit me se

Të kujtojmë se kjo deklaratë e Scaparrottit mund të ndryshojë qasjen e NATO-s dhe të SHBA-ve lidhur me shndërrimin e FSK-në Ushtri të mirëfilltë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img