Në një intervistë për “Tanjug”, Makareg ka thënë se transformimi i FSK –së në Ushtri është çështje politike, dhe se mandati i KFOR-it aktualisht nuk do të ndryshojë, transmeton lajmi.net.
“Votimi i Ushtrisë së Kosovës më 28 nëntor është një çështë politike. Por nëse ndodhë, normalisht që ne do të jemi në gjendje të japim reagimet tona. Mandati aktual i KFOR-it është në fuqi “, ka thënë ai.
Tutje, Makareg ka thënë se forcat amerikane në Kosovë janë të përgatitura për çdo lloj operacioni.
Makareg u pyet nëse ai, njësoj si paraardhësi i tij që kishte origjinë serbe, Nik Duçiq, do t’i vizitojë manastiret serbe.
“Më pëlqen historia. Do të ishte një kënaqësi e imja t’i vizitojë këto manastire. Duçiq ka bërë një punë shumë të mirë”, u përgjigj ai.
Kujtojmë se tash e sa kohë, zyrtarë të NATO-s kanë paralajmëruar se formimi i Ushtrisë së Kosovës është një proces i ndjeshëm, dhe së për të njëjtin duhet të ketë koordinim me ndërkombëtarët.