5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Komandant Remi: Specialja duhet ti përfundoj procedurat mbi gjithë ato të pavërteta të prodhuara mbi lavdinë e UÇK-së

Gjykata Speciale së fundi mori vendim për vazhdim të paraburgimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë vazhdojnë të mbahen Thaçi, Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Pavarësisht thirrjeve të shumta për ndërprerje të këtij gjykimi dhe lirimin e tyre, një gjë e tillë nuk po bëhet ende.

Në lidhje me këtë, ish komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi tha se Gjykata Speciale duhet t’i përfundoj procedurat mbi gjithë ato të pavërteta e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së.

Ai tha se kombi shqiptar është i gatshëm për angazhime të reja nacionale dhe zhvillimore.

“UÇK duke fituar përkrahjen me aleancën e NATO-s, prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë, ato politika i orjentoi nga përëndimi duke u larguar nga blloku Ruso-Serb dhe ai i lindjes…Veçantia e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosoves, ishte fuzionimi i UÇK-së  dhe NATO-s përkundër kritikëve të kësaj aleance nga vende të fuqishme pro-ruse e antishqiptare. Këto dy fuqi, UÇK e vogël e në kërkim të lirisë, NATO e madhe e në shërbim të demokracisë, me objektiva të ngjashme, e nje partneritet me shumë të panjohura, paralizuan forcat e errëta e të dirigjuara nga Kremlini që nuk kurseheshin në investimet e tyre kundrejt lirisë së Kosovës”,tha ai.

Mustafa tha se periudha pas çlirimit, po ashtu karakterizohet me veçantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruar në çdo cep të Kosovës.

“Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e cka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me angazhim aq fisnik. Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës. Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë  si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë “bllokut të së keqës” dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën..”,shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img