Site icon PrishtinaPress

“Komandant Prishtina të pret”, Komuna e Prishtinës hap konkurs për krijimin e sheshit “Adem Jashari”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është hapur konkursin për krijimin e sheshit të komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ai ka bërë me dije se ky shesh do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se sheshi do të shërbej edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë.

“Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit. Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë”, ka shkruar Rama.

Exit mobile version