7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Komandant “Malisheva” flet për Frontal pasi u bë subjekt i diskutimeve në Kuvendin e Kosovës

Muhamet Krasniqi i dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrjen në konfliktin e armatosur me grupin e Kumanovës ka folur direkt në Frontal të T7 lidhur me debatin që ka pasur për të në Kuvendin e Kosovës mes deputetes Blerta Deliu dhe ministres Albulena Haxhiu raporton Gazeta Express.

Komandant “Malisheva” në lidhje direkte tha se s’do të merret me deklaratën e deputetes Deliu e cila tha sot në kuvend se ministrja Haxhiu e ka kunatin të akuzuar për terrorizëm duke iu referuar pikërisht Muhamet Krasniqit. 

“Edhe të akuzuar jemi por edhe të dënuar për terrorizëm, asnjë shtet në botë nuk na ka quajtur terroristë. E njëjta është ndaq je i dënuar, ndaq terrorist kjo i bie se po i bashkohesh armikut për interesa personale, unë nuk dua të merrem me Blerta Deliun sepse unë dhe shokët e mi bashkëluftëtarë, idealista ne i përkasim popullit dhe do t’ia lëmë popullit që ta vlerësojë këtë që për interesa të ngushta personale e ka thënë atë fjalë”, tha ai

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, se kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.

Deliu e pyeti Haxhiun se si takohet me homologët e saj, kur, siç tha, në CV i shkruan që “e ka të arrestuar kunatin për terrorizëm në Maqedoni”.

“Një Ministre që vjen sot këtu dhe lëshohet në shpifje të pavërteta, kunatin e saj e ka të akuzuar për terrorizëm. Imagjinoni, Ministrja e Drejtësisë që vjen sot dhe më flet për sistemin e drejtësisë në Kosovë, e kunati i saj është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoni, sot mua më jep e më mban leksione për system të drejtësisë. Si takoheni ju me homologë znj.Ministre, si e takon një Ministre të Gjermanisë, kur në CV’në tënde shkruan që kunatin e keni të arrestuar për terrorizëm në Maqedoni”, tha Deliu-Kodra.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe Haxhiu. Ajo ka sqaruar se rasti për të cilin po flet Kodra-Deliu është rasti i Kumanovës, duke shtuar se kur bën akuza të tilla duhet të rrijë në sallë.

Tutje, Haxhiu ka thënë se ndoshta deputetja e PDK’së e di si ka ndodhur ky rast dhe është mirë të tregojë, duke thënë se zbulimi i këtij rasti është shumë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

“Znj.Deliu, kur bën akuza të tilla duhet të rrijë në kuvend e jo të ik nga Kuvendi. Kjo nuk është formë e mirë e diskutimeve, sepse në momentin kur ka akuza të tilla ish dashtë me qëndru dhe jo me ik prej Kuvendi. Për ata që se dijnë, është fjala për rastin e Kumanovës. Le ta vlerësojnë institucionet e drejtësisë, sepse është një enigmë e madhe, se si ka ndodh ai rast. Ndoshta Blerta Deliu e din. Le të tregojë si ka ndodh rasti i Kumanovës. Pra, është mirë me e tregu sepse është shumë e rëndësishme edhe për Republikën e Kosovës si shtet, që shtetasit tanë që i kemi në Maqedoni me ditë çka ka ndodhë me ta, kush ka qenë prapa tyre, pra pres që të kemi informacione dhe nëse keni urdhëro edhe të diskutojmë për këto”, ka deklaruar Haxhiu.

Më pas, deputetja Deliu ka kërkuar fjalën sërish nga kryetari Konjufca, pasi ministrja Haxhiu ia ka përmendur emrin në fjalimin e saj.

“Kryetar ma jep fjalën, emrin ma ka përmend”, ka thënë Deliu.

Por, Konjufca ka refuzuar t’ia jap fjalën.

“Blerta, mos e tepro allahile, mos të lutem”, tha ai.

Nga distanca, ministrja Haxhiu i ka reaguar Deliut e kjo e fundit i ka kërkuar të mos i flas por të dalë jashtë.

“Mos më fol, hiç mos fol dil jashtë”, i ka thënë Deliu ministres Haxhiu.

Pas kësaj, Haxhiu i ka kërkuar deputetes së PDK-së që të dalë në konferencë për media nëse do të flasë.

“Dil në konferencë për media arsyetohu”, ka thënë Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img