0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Komandant Forina i UÇK-së në krye të Kuvendit të Maqedonisë – Talat Xhaferi (Biografia)

Ish-ushtaraku i Armatës së Jugosllavisë dhe më pas Armatës së Maqedonisë Talat Xhaferi, i cili në konfliktin n ë Maqedoni n ë vitin 2001 iu bashku radhëve t ë Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), t ë enjten është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Maqedonisë .

Zgjedhja e tij në këtë post pasoi  më shpërthim të dhunës në Kuvend ku nga grupe qytetare që  sulmuan deputetët  e gazetarët në Kuvend.

Por, zgjedhja e tij u mirëprit nga faktori ndërkombëtar, shkruan lajmi.net

Por kush është Talat Xhaferi që u zgjodh kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë?

auto_talat-xhaferi1490700564

Ai u lind më 15.04.1962 në fshatin Forinë të Gostivarit. Shkollimin fillor e kreu në Çegran, fshatin fqinj, ndërsa pas kësaj shkoi në Beograd, ku kreu gjimnazin ushtarak.

Pas kësaj vazhdoi karrierën e formësimit ushtarak, ashtu që u regjistrua dhe studioi në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë të APJ drejtimi këmbësori në Beograd dhe më pas Sarajevë.

Karrierën e tij e ka vazhduar në disa kazerma ushtarake të asaj kohe të Armatës Popullore të Jugosllavisë, ku thuhet se ka qenë në Nish, Sarajevë, etj.

Me pavarësimin e Maqedonisë, ai kthehet në vendlindje dhe inkuadrohet në Armatën e Maqedonisë, duke qenë oficer i lart dhe pas një periudhe zgjidhet komandant i njësiteve të këmbësorisë në kazermën e Tetovës.

Më 28 prill të 2001, në konfliktin e armatosur në Maqedoni mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, Xhaferri braktis radhët e Armatës së Maqedonisë dhe kaloi në radhët e UÇK-së.

talat-dzaferi1

Ai në këtë periudhë u njoh me nofkën komandant Forina. Gjatë viteve të përfshirjes në politikë në radhët e BDI-së, duke u zgjedhur deputet, zëvendësministër i mbrojtjes në vitin 2008 dhe ministër i mbrojtjes në shkurt të 2013.

Rikthehet si deputet në mandatin e kaluar, ndërsa me rizgjedhjen në si deputet në zgjedhjet e fundit, ai është propozuar për postin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, ku edhe dje u votua.

Xhaferi është shqiptari i dytë në post pas Vullnet Starovës i cili ishte kryetar i Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë në kuadër të federatës së Jugosllavisë nga viti 1986 – 1991. Në përgatitjen e fundit profesionale shkruan se ai ka mbrojtur titullin e magjistrit të mbrojtjes, në Fakultetin filozofik, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, Shkup.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img