Site icon PrishtinaPress

“Kom me t’vra nëse ma merr çikën”/ Si e kërcënoi Fero me jetë Arbenitën – ia theu edhe telefonin

Feronit Shabani, i njohur me emrin artisik Fero, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen dhe të njëjtës ia ka thyer edhe telefonin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sinjali mëson se sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë Feron, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Exit mobile version