Site icon PrishtinaPress

“Kom me t’i q* robtë me t’mytë”/ Gjakovari kërcënon gruan në prezencë të policëve, kapet me armë dhe një thikë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Gjakovë, e cila ka denoncuar partnerin e saj për dhunë në familje.

Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari i ka kërkuar viktimës që të largohet nga banesa ku po bashkëjetonin dhe pasi ajo ka refuzuar, ai dyshohet të ketë ushtruar presion ndaj saj.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili kanë gjetur edhe një armë zjarri bashkë me karikator dhe fishekë, si dhe një mjet të mprehtë.

41-vjeçari dyshohet se në prani të zyrtarëve policorë, ka kërcënuar partneren e tij, duke e sharë e duke i thënë se do e mbys pasi e ka denoncuar në Polici.

I dyshuari është intervistuar në stacion policor dhe ndaj të njëjtit është iniciuar rasti për ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima është dërguar në strehimore dhe është pajisur me urdhër të mbrojtjes.

Exit mobile version