Kolumbia ka fituar bindshëm 3-0 ndeshjen ndaj Polonisë, duke shpresuar për kalimin e fazës së grupeve me një fitore ndaj Senegalit.
Për kolumbianët shënuan Mina, Falcao dhe Cuadrado, në një ndeshje të dominuar prej tyre.
Ndërkohë, polakët e pafuqishëm i dhanë lamtumirën Rusisë pas një kompeticioni shumë zhgënjyes për ta. Lewandowski me shokë humbën edhe ndeshjen e parë ndaj Senegalit, duke mos pasur asnjë shans tashmë për kalimin e grupit.