2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës: Qeveria ka shkaktuar përçarje brenda organizatës

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) në ditën e mërkurë. Ai ka kritikuar pozitën dhe opozitën për përdorimin e çështjeve të sigurisë për qëllime politike.

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) gjatë ditës së mërkurë.

Sylejmani ka thënë se me çështjet e sigurisë nuk duhet të përdorën për poena politikë as nga pozita e as nga opozita. Sipas tij, opozita është duke e bërë të kundërtën e saj.

“Nuk është dashur që as pozita e as opozita, sidomos opozita të bëjë opozitarizëm më çështje të sigurisë dhe të policisë. Fatkeqësisht po e bëjnë atë për arsyet e veta. Edhe kjo me vetëdije apo pa është e manipuluar, Policia ka mbetur e vetme dhe iu ka rrek edhe metodës së grevës dhe protestës në shesh”, ka thënë Sylejmani per RTV Dukagjini.

Ai ka pasur kritika edhe për Qeverinë, duke thënë se Qeveria ka krijuar përçarje brenda Policisë.

“Ata duhet të mbulohen me shtesat rrezikshmërinë, i kanë pasur shumë mirë dhe është dashur të me i avancu, por këta i kanë marrë edhe i kanë kthye mbrapa edhe kanë krijuar përçarje brenda Policisë. Se dikujt ia kanë rritur dikujt ia kanë zvogëluar. Askush në fije nuk mund i bie…”, ka shtuar Sylejmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img