Site icon PrishtinaPress

Kolonë kilometërshe e automjeteve në autostradën Prishtinë-Pejë

Rrugët kryesore të Prishtinës thuajse janë të bllokuara nga të gjtiha anët si pasojë e numrit të madh të automjeteve.

Në prag të festës së Vitit të Ri dhe organizimeve të ndryshme, rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të ngarkuara.

Megjithatë, jo vetëm brenda zonës së qytetit ka tollovi të mëdha në trafik. Edhe rrugët nacionale në dalje të Prishtinës janë shumë të ngarkuara, e sidomos ajo në drejtim të Fushë Kosovës.

Siç njofton Hanife Osmani, gazetare e RTK-së, kolona disa kilometërshe është krijuar në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë në drejtim të Pejës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=311&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom%2Fvideos%2F558205179520499%2F&show_text=false&width=560&t=0

Në videon që gazetarja Osmani ka realizuar, shihet kolona e gjatë e automjeteve, të mbetura në trafik, pikërisht në pjesën e autostradës.

Me organizimet e ndryshme kryesisht në qendër të Prishtinës, kryeqyteti është shndërruar në vend pak më shumë atraktiv edhe për qytetarët e komunave të tjera.

Për shkak edhe të motit të favorshëm, kjo ka bërë që një numër i madh i tyre të vijnë në mbrëmje për të kaluar disa orë nën tingujt e muzikës në sheshe dhe me pijet e ngrohta qëshërbehen.

Exit mobile version