Site icon PrishtinaPress

Kolona të veturave me flamuj serbë dhe qytetarë me mjete piroteknike në Veri festojnë fitoren e Gjokoviqit

Novak Gjokoviq, tenisti serb ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Pas fitores së tij në rrugët e Mitrovicës së Veriut ka nisur festa e serbëve lokalë.

Në një video publikuar nga mediumi “Kossev”, shihen vetura me flamuj të Serbisë për të festuar, si dhe duke hedhur mjete piroteknike.

Gjokoviq njihet për deklaratat e tij nacionaliste serbe kundër pavarësisë së Kosovës.

Kështu, ai gjatë karrierës së tij ai shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për deklarata ultra-nacionaliste.

Exit mobile version