Advertisement
Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare në Morinë.
Advertisement
Qytetarët të cilët duan të hyjnë nga Shqipëria në Kosovë, i duhet të presin në radhë të gjata.
Gjatë natës së sotme shumë kosovarë që kanë qenë në Shqipëri për t’i kaluar pushimet kanë vendosur të kthehen në Kosovë.
Edhe pse policia kufitare ka punuar me procedura të përshpejtuara, fluksi i mjeteve që kthehen drejt Kosovës pas fundjavës në plazhet shqiptare, ka bërë që të krijohen radhë të mëdha në doganë.
Në hyrje të Kosovës personeli mjekësor bënë matjen e temperaturës, gjë që shkakton edhe vonesë për kalimin e kufirit.
PostAdss