Site icon PrishtinaPress

Kolona të gjata në Merdarë, pritjet në dalje nga Kosova deri në katër orë e gjysmë

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë, e tash kanë vendosur të kthehen në vendet e tyre, duhet të presin mbi katër orë në vendkalimin kufitar Merdare, pasi që në këtë pikë kolonat arrijnë deri në 2 mijë metra.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdare janë deri në 4 orë e 30 minuta.

Edhe në pikën tjetër kufitare në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë 90-120 minuta. Në Jarinje dhe Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 50-60 minuta.

Më pak pritje ka në pikat kufitare Vërmicë dhe Muçibabë.

Exit mobile version