Site icon PrishtinaPress

Kolona ruse jashtë Kievit nuk ekziston më? – Çfarë thotë Pentagoni

Në fillimet e agresionit në Ukrainë, një autokolonë e automjeteve ruse që shtrihej rreth 65 kilometra u fotografua derisa supozohej se po shkonte në drejtim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Kjo ngeci pasi pushtimi humbi ritmin për Moskën, dhe sot Pentagoni ka pranuar se është e paqartë nëse ajo kolonë ekziston apo jo ende.

“Unë as nuk e di nëse ekziston ende në këtë pikë… Ata kurrë nuk e kanë përmbushur vërtetë misionin e tyre”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, shkruan Sky News.

Kolona u bë një simbol i vështirësive ruse në fushën e betejës më herët gjatë agresionit dhe ishte sulmuar vazhdimisht nga forcat ukrainase gjatë javëve të para.

Ndërkohë, Kirby tha për Fox News se SHBA dëshiron që kufijtë e Ukrainës të respektohen si përpara se të fillonte agresioni më 24 shkurt.

Ai shtoi se duket se Rusia po i jep përparësi marrjes së rajonit lindor të Donbasit.

Exit mobile version