1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kollçaku: Ligji për shëndetësi pritet të procedohet shpejt në Kuvend

Deputetja nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka kritikuar opozitën për mos jetësimin e Ligjit për shëndetësi për vite të tëra.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, Kollçaku tha se ky ligj është paraparë në strategjinë legjislative dhe pritet të procedohet shumë shpejtë në Kuvend, derisa këtë debat të sotëm e ka quajtur të përshpejtuar nga ana e opozitës.

“Besoj se kolegu im deputet dhe me profesion, Dreshaj, tashmë je në dijeni se ky ligj është paraparë në strategjinë legjislative dhe pritet të procedohet shumë shpejtë në Kuvend. Ky është një debat pak më i përshpejtuar, por nuk prish punë. Po ashtu, dua të falënderoj kolegun, i cili nuk na la shumë vend të kthehemi në të kaluarën, se në mënyrë shumë taksative i tregoi gjitha pengesat dhe gjithë çfarë nuk është bërë që sot ne nuk e kemi as nga implementimi i ligjit për sigurim shëndetësor, përkundër faktit se u tha që këtu janë formuar shumë grupe punuese për plotësim ndryshim, gjë që asnjëherë s’ka ndodhë dhe ligji aktual është në fuqi. Shtrohet pyetja, athu pse asnjëherë nuk është jetësuar ky ligj. Pra, nuk e kemi fondin të cilin e përmendi është formuar me një vendim, jo bazuar në ligj dhe fokusohet vetëm në trajtim jashtë vendit. Dhe çfarë kemi trashëguar, duhet të kthehemi fatkeqësisht në të kaluarën, 30 milionë euro borxhe, të pa barazuara që janë dhënë bazë zotimeve dhe asnjëherë nuk janë realizuar”, ka thënë Kollçaku.

Ndërsa, ka shtuar se janë në fazën e kthimit të besimit tek institucionet jashtë vendit, pasi siç tha ajo, ky besimi ka humbur falë mos punës së opozitës, e po ashtu edhe rikthimit të borxhit.

Kollçaku ka thënë se për herë të parë mjekët kanë rritje të pagës për 100 për qind.

“Sot ne si Kosovë vuajmë, se zotimet tona si shtet tash nuk pranohen në shumë institucione jashtë Kosovës si një shtet fatkeqësisht që konsiderohet joserioz, se në të kaluarën nuk i ka përmbush zotimet. Pra, dhe jemi në fazën e besimit karshi institucioneve jashtë vendit, dhe rikthimit të borxheve. Me ligjin e ri për sigurim shëndetësor, do të themelohet Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe do të rregullohet funksionimi dhe financimi. Duke parë sfidat në sektorin e shëndetësisë, MSH ka iniciuar reformën përmbajtjesore të sistemit ekzistues shëndetësor, sepse mund të pajtohemi gjithë se nuk kemi pas sistem, nuk e kemi trashëguar një sistem, i cili është i pa integruar. Është në përfundim të hartimit të strategjisë sektoriale si dhe do të zbatohet ligji edhe në kornizën legjislative në tërësi…rritja e pagave gjë që ka ndodhur për herë të parë një rritje për së paku për mjekët 100 për qind dhe profesionistë tjerë shëndetësor”, ka shtuar Kollçaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img