1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kolektivi Feminist shënoi katër vjetorin e themelimit me botimin e vëllimit të parë të Përkthimeve Feministe

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mbrëmë ka festuar katër vjetorin e Kolektivit Feminist dhe publikimin e vëllimit të parë të Përkthimeve Feministe.

Në një postim në rrjetin social faebook ata kanë njoftuar se përmes fjalëve të aktivisteve të Kolektivit, reflektuan për rrugëtimin e përbashkët këto katër vjet, mësimet, sfidat, shoqëritë e fituara dhe mundësitë për ta zgjeruar edhe më tej kritikën dhe rezistencën e organizuar feministe.

“Këtë përvjetor, ne e nisëm serinë e botimit të përkthimeve feministe përmes publikimit të vëllimit të parë. Ky botim nuk është kryekëput i yni. Ky mundësohet nga shoqet e shokët e kauzës, kontributi financiar dhe kurajoja e të cilëve i ka dhënë një shtysë përfundimtare kësaj nisme. Ne iu jemi mirënjohëse e mirënjohës për besimin, shoqërinë e solidaritetin jo vetëm përgjatë këtij procesi por edhe përgjatë gjithë rrugëtimit tonë si Kolektiv. Ne i jemi poashtu falënderuese dy përkthyeseve të jashtme Lirika Demiri dhe Adea Kondirolli, kontributi e të cilave është bërë në baza vullnetare. Për fund, i falënderohemi shoqes tonë Arnina Becirit, dizajnere e këtij botimi, puna dhe energjia e së cilës vazhdon të na frymëzojë”.

Kolektivi Feminist është grup që angazhohet kundër patriarkatit heternormativ, kapitalist dhe racist.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img