Site icon PrishtinaPress

Kolegu i tij hyn në Big Brother Albania, reagon Munishi

Ismet Munishi e ka arsyetuar hyrjen në Big Brother të Kloadian Duros, ish-trajnerit të Ferronikelit dhe ish-futbollistit të kombëtares shqiptare.

Klodian Duro u bë mbrëmë pjesë e shtëpisë së Bog Brother VIP Albania.

“BBVA dhe BBVK osht për njerëz”, tha Munishi në një reagim në Facebook.

Ai tha se formati është i popullarizuar te shqiptarët për shkak se u interesojnë punët e juaja.

“Ky format oshtë i popullarizum te ne Shipet sepse na interesojnë punët e huaja dhe me shpijunu me ngu te dera e me pa për bire të qelsit ate tjetrin dhe mi ngu kojshin qka po flasin flaka na del”, tha Munishi.

Megjithatë, Munishi apeloi të mos paragjykohet ish-futbollisti dhe kolegu i tij trajner.

“Masi jemi të tillë mos e paragjykoni kolegun tim Duron e as asnjë banor që merr guximin me e tregu privatësinë e vet qe ju me shiku e me komentu e kush don edhe mu knaq”, u shpreh Munishi.

Exit mobile version