Site icon PrishtinaPress

Kolegu e goditi aksidentalisht me kamion, detaje nga vdekja tragjike e punëtorit të NPL ‘Higjiena’

Punonjësi i Ndërmarrjes Publike Lokale ‘Higjiena’ në Deçan, Xhavit Alaj, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Voksh të Pejës, ku gjatë punës së përditshme, Alaj dyshohet se u godit aksidentalisht nga kolegu i tij që po drejtonte kamionin e kompanisë.

Viktima ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, por pavarësisht intervenimit të mjekëve, ai s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra.

Ndërkohë Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, i cili është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version