Site icon PrishtinaPress

Koktej molotovi është hedhur në një shtëpi serbe në afërsi të Graçanicës

Një koktej molotovi është hedhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e familjes Trajkoviq nga Kishnica, jo larg Graçanicës, raportojnë mediat serbe në Kosovë.

Jelena Trajkoviq, e cila jeton në Kishnicë me bashkëshortin dhe fëmijën trevjeçar, thotë për Kosova Online se ka dëgjuar fishkëllimën e një të riu para shtëpisë së saj.

“Po përgatisja ëmbëlsira dhe papritmas dëgjova fishkëllimat e të rinjve dhe sirenat e makinave. Kur dola të shikoja, pashë një djalë të ri që shikonte në drejtim të shtëpisë sonë”, tha Jelana.

Nga ngjarja e ndodhur rreth orës 20:00 nuk ka të lënduar. Familja Trajkoviq ka njoftuar Policinë e Kosovës, e cila momentalisht është duke kryer hetime.

Indeksonline ka pyetur në Policinë e Kosovës për të mësuar detaje të reja por deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.

Exit mobile version