-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kokalari: Holbrooke na tha ‘çfarë do të donit nga ShBA-ja?’ – ne iu përgjigjëm njëzëri ‘bombardojeni Serbinë’

Shqiptaro-amerikani Gary Kokalari, i cili ishte pjesë e lobit shqiptaro-amerikan edhe gjatë luftës në Kosovë, tha se shumë shqiptarë në ShBA ishin të angazhuar aktivisht në lobim për Kosovën.

“Këshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan, u bëmë bashkë, udhëheqës nga komuniteti shqiptaro-amerikan, Antoni Athanas, Ekrem Bardha, Bruno Selimaj, Harry Bajraktari, Semi Repishti, njerëz që njiheshin nga komuniteti dhe të cilët ishin shumë të interesuar të bënin diçka për Kosovën”.

“Kështu që unë isha përgjegjës për mbledhjen e parave në fillim, isha përgjegjës për hapjen e zyrës dhe me aq sa di ishte zyra e parë fizike e lobit shqiptaro-amerikan dhe ajo u bë një pikë lobi për Kosovën gjatë viteve të 90-ta dhe gjatë luftës”, tha Kokalari në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai u shpreh se gjatë vitit 1998 kishin mbajtur disa takime me të dërguarin e ish-presidentit Clinton, Richard Holbrooke, i cili i kishte pyetur se çfarë donin që ShBA-ja të bënte lidhur me Kosovën, dhe kërkesa e shqiptarëve ishte që të bombardohej Serbia.

“Ishte e qartë se Holbrooke kishte një problem dhe ishte e qartë se shqiptarët kishin një problem. Dhe ishte përgjegjësia e Holbrooke në atë pikë. Ai ishte përgjegjësi për Kosovën kështu që unë e thirra, nuk e njihja, dhe i thash ti ke një problem ne kemi një problem, le të shohim a mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Sugjerova që të takoheshim me disa nga liderët brenda komunitetit shqiptaro-amerikan që të mund t’u thoshim çfarë donim ne, dhe ai u pajtua për një seri takimesh me ne”.

“Shumica e takimeve ishin në restorantin e Bruno Selimajt në Manhattan dhe kishim disa takime të fshehta, ne të gjithë në mënyrë unanime i thoshim se donim të shihnim veprim ushtarak, ata ishin pak të shqetësuar lidhur me këtë, ishin të shqetësuar lidhur me atë se si mund të pritej nga kosovarët. Holbrooke na pyeti neve çfarë doni ju? Çfarë do të donit që ShBA-ja të bëjë dhe tha dua që secili nga ju të më tregoj çfarë doni, secili nga ne e tha saktësisht të njëjtën gjë, dy fjalë; bombardoni ata”, tha Kokalari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img