Site icon PrishtinaPress

Kokainë, pastrim parash dhe trafik armësh, si ishin ndarë “punët” e mafies italiane në tre shoqata

Pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në disa qytete të Italisë dhe Gjermanisë, 108 persona të mafias ‘Ndrangheta’, janë vënë në pranga.

Të arrestuarit janë nën hetim për trafik ndërkombëtarë drogë në sasi të mëdha, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal, trafik armësh.

Sipas gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), policia e përfshirë në operacionin ndërkombëtar ekzekutoi mbi 100 urdhër-arreste kundër të dyshuarve. Bastisjet erdhën pas pothuajse katër vjet hetimesh tepër sekrete ndaj organizatës mafioze kalabreze.

Për të trafikuar armët dhe kokainën ishin krijuar disa organizata. Shoqata e parë e rikonstruktuar ka të bëjë me familjen Nirta, “Versu” të San Luca, e cila kishte bazë në Brazil, e përfaqësuar nga i arratisuri Vincenzo Pasquino, i kapur në vitin 2021 së bashku me bosin e drogës, Rocco Morabito.

E dyta i përket familjes Mammoliti “Fischiante” të Bovalino me ‘nyje’ në Pulia, Abruzzo, Lazio, Toskana dhe Lombardi dhe që ka kontakte të drejtpërdrejta me furnizuesit amerikano-jugor të kokainës dhe me trafikantë shqiptarë si Denis Matoshi (Eldi Dizdari), aktualisht i arratisur në Dubai.

Shoqata e tretë, i përket familjes Strangio “Fracascia” të lidhur me bandat Nirta-Strangio të përfshira në masakrën e Duisburgut të vitit 2007. Kjo organizatë e tretë, sipas hetuesve, kishte degë të qëndrueshme në Genk (Belgjikë), Mynih (Gjermani), Spanjë dhe Canberra (Australi).

Grupet e trafikut të kokainës do të pastronin rreth 22.3 mln euro, të gjitha këto të ardhura nga krim

 

Exit mobile version