Site icon PrishtinaPress

Kokainë dhe mijëra euro të fshehura në shtëpi, arrestohet shqiptari

Një shqiptar u arrestua mbrëmjen e të enjtes në Romë me 6 kg kokainë. Në pranga ra 30-vjeçari Myftar Balliu. Ai u kap brenda një apartamenti në Corso Lazio.

Operacioni pason hetimet e fundit antidrogë të cilat kanë përfshirë disa sheshe të trafikut të drogës në kryeqytet.

Befasi për policinë jo vetëm sasia e madhe e kokainës por edhe fakti që 5 zarfet me drogë ai i mbante në të ekspozuara në një mobilie të dhomës së ndenjjes, ndoshta një demonstrim që droga sapo ishte dorëzuar.

E peshuar, lënda rezultoi të jetë 5.4 kilogramë, së cilës iu shtua edhe gjysmë kilogrami në një mbështjellës tjetër.

Megjithatë, kërkimi ka vazhduar në kuadër të të cilit u gjetën dhe sekuestruan 36.560 euro cash, 90 gram hashash, një peshore precize, një makinë ambalazhimi me vakum.

Balliu, i mbrojtur nga avokati Marco Maietta, ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur përpara gjyqtares hetuese Ida Logoluso e cila ka vërtetuar arrestimin dhe ka vendosur masën e sigurisë në burg për të ndërprerë çdo lidhje mes të dyshuarit dhe kontekstit kriminal.

Për gjyqtarin hetues, duke marrë parasysh veprimtarinë e punës së burrit, vlerën e madhe të drogës dhe sasinë e parave të sekuestruara, si burim kryesor i të ardhurave duhet të konsiderohet edhe veprimtaria e ndalimit për trafik droge./PrishtinaPress/

Exit mobile version