1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Koka e grupit që sulmoi dje gazetarët në Veri mbrohet në heshtje, ndodhet nën masën e ndalimit policor

Gazetarët të cilët kanë qenë dhe po vazhdojnë te jenë heronjtë e kësaj periudhe me plot tensione në veri të Kosovës, u sulmuan gjatë ditës së djeshme në atë pjesë të vendit. Pasi kaluan disa orë nga sulmi brutal, njëri nga udhëheqësit e grupit që çoi dorë mbi ta, u arrestua.

Nemanja Vllaskoviq, 33-vjeçar përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm”.

Arrestimi i tij u përcoll me rezistencë nga vet i dyshuari, ku për pasojë lëndime trupore ka marrë një zyrtar policor.

Por a deklaroi diçka i dyshuari para hetusve policorë?

Kanë bërë me dije se pas arrestimit dhe shoqërimit në Polici, i dyshuari ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje dhe nuk e ka thënë asnjë fjalë për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Ishte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai që ka njoftuar dje është arrestuar Vllaskoviq, i dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Vetëm dje janë sulmuar nëntë gazetarë, derisa po raportonin për zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Tensionet në veri u rritën në fund të majit, kur Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët të futen në ndërtesat komunale, me gjithë kundërshtimet e serbëve lokalë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img