Komiteti Olimpik i Kosovës të mërkuren ka nënshkruar kontratat me 32 bursistë “Shpresa Olimpike 2023”.
Bursistët janë nga sportet e ndryshme dhe sipas marrveshjes ata do të mbështeten me nga 150 euro në muaj nga KOK-u, për gjatë tërë vitit 2023.
Kjo mbështetje financiare është program i rregullët i shtëpisë së sportit për ti përkrahur sportistët e rinjë potencial për zhvillimin dhe përgaditjen e tyre për ngjarjet e ndryshme ndërkombëtare./PrishtinaPress/