-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

KOK me telegram ngushëllimi: Ndarja nga jeta e Xhevdet Pecit do të lë boshllëk të madh në boksin dhe sportin tonë

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, Federatës së Boksit dhe gjithë sportdashësve pas vdekjes së legjendës së boksit të Kosovës, Xhevdet Peci.

Xhevdet Peci ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 67-vjeçare. Ai ishte kampion i shumëfishtë në ish-Jugosllavi.

Në telegram ngushëllimin, KOK theksoi se lajmin për vdekjen e Pecit e morën me pikëllim të madh.

Telegram ngushëllimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:

“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ikonës së boksit tonë, Xhevdet Peci 

E nderuara familja, Peci

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës se boksit kosovar dhe mbarëshqiptar, Xhevdet Peci.

Peci u nda sot nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas sulmit në zemër.

Perci, që viteve të fundit jetonte me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte pjesë e gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina. Së bashku me Prishtinën ka fituar disa tituj të Jugosllavisë, ndërsa ka pasur suksese të mëdha edhe individuale. Ishte idhull i shumë sportdashësve.

Ndarja e tij nga jeta do të lë boshllëk të madh në boksin dhe sportin tonë, pasi ai ishte frymëzim i boksierëve të rinj. Peci ishte nje prej boksierëve më të dashur të adhuruesve të boksit, derisa njihej si “dorëza e hekurt”.

Peci dha kontribut edhe për Komitetin Olimpik të Kosovës, ku ishte anetar i Bordit Ekzekutiv në mandatin 2001-2005.

Në emrin tim personal, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqertë familjes së tij, miqëve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë sportdashësve.

Ismet Krasniqi,

President i Komitetit Olimpik të Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img