0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Koha për të rifreskuar gardërobën! Shumëllojshmëri opsionesh që i përshtaten çdo shijeje dhe stili

Stili i rrugës dhe parashikimet pranverore të “Pantone” për ngjyrën e vitit janë treguesit kryesorë të cilët përcaktojnë trendet e reja të veshjeve dhe aksesorëve

Ndonjëherë është e vështirë për t’i ndjekur të gjithë këto trende pasi ato ndryshojnë vazhdimisht dhe ndonjëherë nuk janë lehtësisht të kombinueshme.

Tani është pikërisht koha për të filluar rifreskimin e gardërobës me ngjyrat më në modë të momentit. Nga ngjyrat e buta pastel deri tek ngjyrat e theksuara, paleta e ngjyrave të këtij sezoni ofron një shumëllojshmëri opsionesh që i përshtaten çdo shijeje dhe stili.

Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një ngjyrë e cila bie në sy ose diçka më elegante, kemi gjetur nga një nuancë për të gjitha.

Në vijim do t’ju tregojmë ngjyrat më “IN” për t’u veshur këtë pranverë dhe e përbashkëta që kanë është fakti se do ju bëjnë të dukeni bukur pa u munduar fare.

Mustarda

Rrobat dhe aksesorët ngjyrë mustardë rikthehen gjithnjë gjatë kësaj periudhe. Këshilla jonë është të siguroheni se keni gjetur nuancën e duhur.

Ngjyra e ullirit

Ngjyra e ullirit është thjesht klasike! Këtë vit, sa më e hapur, aq më mirë.

Ngjyra krem

E hijshme, e ëmbël dhe e thjeshtë. Çfarë doni më shumë?

Ngjyra mandarinë

Me këtë ngjyrë, nuk ka sesi të mos bini në sy. Me të, duket se duketndiqni çdo lajm për modën.

Bluja kobalt

Bluja kobalt është ngjyra ideale për stinën e pranverës pasi krijon ndjesinë e freskisë dhe qetësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img