Zona Operative e Shalës e UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishin zënë rob tetë ushtarë serb.
Në video flet njeri nga të zënit rob, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal. Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.
Sipas tij, ushtarëve serb të zënë rob u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje.Përndryshe, ushtarët u morën peng pas luftimeve në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës./ express/