Zakonisht numri 9 në fanellë mbahet nga një sulmues që është më i miri në klub.
Sot në klubin italian Inter këtë numër e mbanë kapiteni i tyre argjentinasi Mauro Icardi.
Por vite më parë, Inter kishte në skuadër dy super sulmues, brazilianin Ronaldo si dhe kilianin Ivan Zamorano.
Por pasi numrin nëntë e mbante braziliani dhe ky numër ishte favorit edhe për Zamoranon, ky i fundit gjeti një ide gjeniale për ta bartur numrin nëntë.
Ai kishte marrë numrin 18, mirëpo në fanellë i kishte vënë një plus pas numrit një për ta bërë numrin nëntë 1+8=9.
Në atë kohë gjesti i Zamoranos u përfol shumë nëpër mediat e ndryshme botërore.